VIDEO/ Saraçi: Meloni është kontaktuar nga pushteti që të ndalohet reportazhi i RAI 3

18:34, 24/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të folur mbi të vërtetat e reportazhit nga RAI 3 ishte kryeredaktori i SYRI TV, Romir Sraçi.

Saraçi është shprehur se reportazhi i RAI 3 ka nxjerrë në dritë shumë të vërteta që i kanë djegur shumë kryeministrit Rama dhe ky reportazh është tentuar të ndalohet dhe me ndërhyrje të larta politike në Itali.

"Transmetimi i këtyre informacioneve nga një media prestigjioze konfirmon të gjithë akuzat që janë thënë gjatë kësaj periudhe. Kjo media ne reportazhin saj vunë në qendër një personazh dhe bashkëpunëtor të kryeministrit Rama dhe kjo  ika djegur më shumë se sa kur ishin në qendër të vëmendjes dhe familja e tij. Kjo tregon shumë.

Kjo është shumë e rëndësishme pasi është çelësi kopil i gjithçkaje dhe lidhjes me mafien dhe organizatat kriminale, faktet tregojnë se është marrë një pronë nga drejtuesi i Interpolit dhe nga mediat italiane kjo tregon se është nj korruptim. Kjo është që i ka djegur kryeministrit dhe nuk e kemi parë që të flasë për mediat katër herë në ditë as  në fushata.

Ato telefonata që nxjerrin mediat italiane kanë shkua edhe më tej pasi ka pasur ndërhyrje dhe nga qarqe gazetareske në Itali që të futet dhe kryeministrja italiane që të zgjidhe këtë problem."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco