Komisionet Hetimore, Kushtetuesja pranon kërkesën e Grupit të PD/ Ja kur shqyrtohet

Komisionet Hetimore, Kushtetuesja pranon kërkesën e Grupit të PD/ Ja kur shqyrtohet

16:05, 24/04/2024
A+ Aa A-

Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PD-së, të kryesuar nga Gazment Bardhi, për shqyrtimin e ligjit për komisionet hetimore.

Zhvillimi i seancës publike do të bëhet më 27 maj. Ndërkohë që pas marrjes në shqyrtim të kërkesës së Bardhit, ndryshimet e ligjit për ligjin e komisioneve hetimore, do të pezullohen.

“Në vijim të komunikimeve, ju bëjmë me dije se në datën 23.04.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesit jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes, me objekt: “Shfuqizimi i ligjit nr. 106/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.

Pezullimi i ligjit nr. 106/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit”” vendosi pranimin e kërkesës për përshpejtim, dhe zhvillimin e seancës plenare publike në datën 27.05.2024, ora 10:00.

Po në datën 23.04.2024, mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesit për pezullimin e ligjit 106/2023, vendosi që kërkesa për pezullimin e ligjit do të shqyrtohet në seancën plenare publike. Gjithashtu, theksojmë se afati për paraqitjen e parashtrimeve dhe të çdo materiali tjetër është deri në datën 06.05.2024.

Për parashtrimin e pretendimeve në seancë plenare koha në dispozicion është deri në20 minuta.

Për sa i përket prezencës në seancën plenare publike, ju bëjmë me dije se duhet të jeni prezent 10 minuta para fillimit të seancës plenare.”- thuhet në njoftim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco