PD ankimon mandatin e Olta Xhaçkës në Kushtetuese: Të grabisësh 11 mijë m2 tokë dhe të mos lejosh gjykatën...

PD ankimon mandatin e Olta Xhaçkës në Kushtetuese: Të grabisësh 11 mijë m2 tokë dhe të mos lejosh gjykatën...

13:00, 24/04/2024
A+ Aa A-

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur sot ankimim në Gjykatën Kushtetuese për pajtueshmërinë ose jo të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Gazment Bardhi e ka dorëzuar vetë ankimimin duke vlerësuar faktin se me deputetët e PD-së janë bashkuar të gjithë deputetët e opozitës.

Kujtojmë se deputetja socialiste Olta Xhaçka, dikur ministre e Mbrojtjes dhe më pas edhe e Jashtme, bashkë me të shoqin ish-deputet i PS-së dhe biznesmen, kanë përfituar statusin ‘investitor strategjik” për një resort në brigjet e Himarës e që tashmë është edhe duke u hetuar nga SPAK për falsifikim të dokumenteve të truallit.

Bardhi tha para mediave: “Sa kohë ka ndodhur në shkelje flagrante e Kushtetutës, e vetmja rrugë institucionale për të rivendosur në vend këtë të drejtë të shkelur është ankimi në Gjykatën Kushtetuese, prandaj unë dua të falënderoj secilin prej deputetëve që i është bashkuar kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Jo vetëm anëtarët e Grupit parlamentar të PD-së. Në këtë kërkesë janë bërë bashkë të gjithë deputetët e opozitës, edhe të PL, deputetët e partive aleate, deputeti pavarur tashmë Agron Shehaj dhe të gjithë deputetët e opozitës që e kanë pasur seriozisht mocionin që kanë paraqitur në qershor 2022 për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin të Olta Xhaçkës.

Të grabisësh 11 mijë metra katrorë tokë dhe të mos lejosh Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë pajtueshmërinë apo papajtueshmërinë e mandatit, do të thotë t’i japësh mbrojtje politike nga drejtësia, një bashkëpunëtori tënd, një deputeti të PS-së.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco