KAFE SHQETO/ ‘Përdor korrupsionin politik’, Cakrani: Rama pushtetin e tij e ka ndërtuar mbi propagandën

11:26, 24/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin KAFE SHQETO në syri tv ka qenë këtë mëngjes avokati i njohur Kujtim Cakrani. Ai ka komentuar korrupsionin e madh qeveritar te implemnetura nga Rama.

Kujtim Cakrani: Nëse do te jemi në kohë. Rama gjithmonë pushtetin e tij e ka ndërtuar mbi propagandën. Edhe që kur e ka nisur, si kryetar bashkie apo ministër, çfarë e nisi dhe vazhdon me të njëjtin ritëm të propagandës. Por natyrisht koha ka evoluuar dhe propaganda është më e sofistikuar dhe natyrisht rrjetet sociale bëjnë punën e vet. Por dua të them që Rama ka përdur gjithë kohën korrupsionin politik. Them korrupsionin politik sepse Rama ka blerë që nga ambasadorët që ndodhen në vendin tonë. Ka blerë kryeministra të vendeve të ndryshme, qoftë me imazhin e tij, ka shitur imazhin e tij, por qoftë edhe duke i bërë koncesione të ndryshme. Atë që ka bërë me Georgia Melonin që mund të quajmë një korrupsion politik. Sepse të lëshosh territorin e vendit tënd vetëm sepse ti do të mbash pushtetin dhe do të rrish në pushtet ky quhet korrupsion politik. Për të mos vazhduar më tej korrupsionet e tjera  si ato që do vijnë më pas. Janë 1 miliard euro që do investohen në Shqipëri, ai është korrupsion tjetër. Dhe them edhe në rastin e të gjithë atyre liderëve që kanë mbështetur Ramën. Qofshin këta, zoti Blinken e kushdo, Rama ka bërë një korrupsion politik. Natyrisht pastaj ka blerë edhe njerëzit të cilët bëjnë raporte për këto qeveri. Siç ka qene shefi i FBI apo gjenerali Lisi. Ne, jo se nuk e dinim për Gjeneralin. E dinim, sepse ishte folur 10 vite ma parë apo disa vite më parë që ai ishte një gjeneral i korruptuar, siç janë zakonisht italianët që korruptohen lehtë….

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco