Zbardhet kërkesa drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?

Zbardhet kërkesa drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?

11:15, 24/04/2024
A+ Aa A-

Komisioni Hetimor Parlamentar për skandalin TIMS i ka nisur drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku një kërkesë në lidhje me emërimin e Ervin Muçës si drejtor i IT-së.

Sipas kërkesës, komisioni i ka kërkuar Rrumbullakut shpjegime, se si ish-drejtori i Departamentit të IT-së, është emëruar me gradën "drejtues i parë" pranë uniformave blu.

Ndër të tjera, Rrumbullakut i kërkohet të tregojë si dhe kur është vënë në dijeni për skandalin e sistemit TIMS. Burime pranë policisë bëjnë me dije se Rrumbullaku është vendosur në dijeni nga një vartës i Ervin Muçës, i cili përmes një emaili e ka vendosur në dijeni për praktikën e paligjshme të kopjimit të të dhënave të TIMS.

Pas këtij vendimi, Rrumbullaku e ka pezulluar për pak ditë Muçën dhe më pas e riktheu në detyrë, post që e mbajti deri pak ditë më parë kur u pezullua me vendim gjykate dhe u la në "arrest shtëpie". Komisioni i kërkon Rrumbullakut si e ka emëruar Ervin Muçën si drejtor departamenti dhe a është zbatuar ligji për pozicionet e veçanta.

Ndër të tjera ky komision kërkon të dijë për mënyrën e emërimit të Besjon Tanuzit, Ervina Gjanës dhe Enri Ndonit, pasi dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e TIMS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco