Procesi politik/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore për deputetin Salianji

Procesi politik/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore për deputetin Salianji

10:43, 24/04/2024
A+ Aa A-

Seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin demokrat Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’ është shtyrë sërish.

Avokati i Salianjit, Ledio Braho ka bërë kërkesë që të shtyhet seanca për arsye shëndetësore. Në këto kushte prokurori i çështjes ka kërkuar që të caktohet datë tjetër.

Ndërkohë avoktai i Geron Xhafës, Ardian Visha tha se Salianji nuk ka ardhur qëllimisht për ta shtyrë dhe kërkoi të caktohet avokat nga shteti.

Gjykata e Apeli vendosi shtyrjen e seancës për datën 8 maj në orën 10:00, duke e cilësuar si të justifikueshme mungesën e avokatit Ledio Braho.

Kujtojmë se Salianji u dënua pasi denoncoi aferën e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, i cili ishte dënuar për trafik droge në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco