Debati për abortin dhe nënat 'surrogato'/ Duraj: Projektligji duhet konsultuar se këtu cenohet familja!

Debati për abortin dhe nënat 'surrogato'/ Duraj: Projektligji duhet konsultuar se këtu cenohet familja!

09:25, 24/04/2024
A+ Aa A-

Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që është paraqitur në Komisionin për Çështjet Sociale në Kuvend ka ngritur kundërshti të forta nga deputetët e opozitës, pasi ata e konsiderojnë atë klientelist dhe kundër familjes, në interes të disa oligarkëve të rinj.

Lidhur me projektligjin në fjalë, avokati i njohur Alban Duraj ka tërhequr vëmendjen që ai duhet të konsultohet me profesionistët e fushës, me grupet e interesit, madje edhe me komunitetet fetare sepse ky nuk është një projektligj si gjithë të tjerët, “këtu cenohet familja” ka theksuar ai.

Z. Duraj u pyet për këtë temë në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV. Ndër të tjera ai tha:

“Siç është bërë zakon këto kohët e fundit, të gjitha projektligjet që shkojnë në Kuvend kanë probleme, duke filluar nga më minimalet, ato ortografike, por edhe nga mënyra se si janë ndërtuar nenet e projektligjeve.

Kjo vjen për shkak sepse siç ka qenë traditë në Kuvendin e Shqipërisë, që për çdo projektligj që kishte një impakt në publik, i cili cenonte nje pjesë të konsiderueshme të shoqërisë, të paktën minimalisht për gjashtë muaj do të konsultohej me grupet e interesit; kjo do të thotë me mjekët apo gjinekologët në rastin konkret që janë profesionistë të fushës, me shoqata që mbrojnë interesat në projektligje në përgjithësi apo dhe me ata që janë përfaqësues të komuniteteve fetare, sepse këtu nuk është çështja që ky është projektligj si gjithë të tjerët, po këtu cenohet familja dhe nuk është marrë asnjë masë nga qeveria.

Pra, ne i marrim copy-paste dhe ato që mund të quhen “risi” në vendet perëndimore, por i përshtasim në vendin tonë, ndërkohë që është ngritur një problem shumë i madh duke filluar dhe nga SHBA ku ka humbur koncepti i familjes. Ky projektligj lë shumë hapësira, të cilat në derivat apo në përfundim mund të sjellin dobësimin e saj duke filluar që nga koncepti i nënës “surrogato”... ‘/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon e SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco