Raporti i DASH/ Xhixho: Certifikon zhytjen e qeverisë në korrupsion dhe kapjen e drejtësisë

Raporti i DASH/ Xhixho: Certifikon zhytjen e qeverisë në korrupsion dhe kapjen e drejtësisë

10:03, 24/04/2024
A+ Aa A-

Deputetje e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shprehet se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut certifikon edhe njëherë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga opozita dhe shoqëria civile.

Në postimin e saj në Facebook, Xhixho thekson se qeveria është e zhytur në korrupsion, ka kapur drejtësisë, ka bërë presionin mbi mediat, ka përdorur administratën në zgjedhje, si dhe ka blerë vota.

Postimi i plotë:

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut certifikon edhe njëherë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga opozita dhe shoqëria civile për qeverinë e zhytur në korrupsion, kapjen e drejtësisë, presionin mbi mediat, përdorimin e administratës në zgjedhje, blerjen e votës.

Raporti evidenton në mënyrë të veçantë:

Tenderat, PPP dhe korrupsionin e pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes

Presionin politik, frikësimin, korrupsioni dhe burimet e kufizuara që kanë penguar gjyqësorin të funksionojë plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase

Keqpërdorimin e burimeve administrative në nivel qendror dhe lokal, ankesat për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si edhe njoftime për blerje votash

Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente

Raporti i DASH është kambana e radhës e alarmit për keqqeverisjen dhe abuzimin alarmant me pushtetin në Shqipëri. Një abuzim që nis nga zyrat e bashkive më të vogla e shkon deri në zyrën e kryeministrit.

Korrupsioni dhe abuzimi hapur me pushtetin po shuan shpresën e shqiptarëve se Shqipëria mund të bëhet. Ne kemi detyrimin ta rikthejmë këtë shpresë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco