Thirrja e Telitit: Një arsye më shumë për të protestuar të premten, ora 11.00

Thirrja e Telitit: Një arsye më shumë për të protestuar të premten, ora 11.00

09:10, 24/04/2024
A+ Aa A-

Nga Dorjan Teliti

Politikanët dhe oligarkët jetojnë në vilat e periferisë, ndërkohë qytetarët e thjeshtë përballen çdo ditë me jetesën e vërtetë që ofron kryeqyteti.

Të shumta janë problemet e Tiranës, nga më të ndryshmet. Të jetosh në Tiranë jo vetëm që nuk është e thjeshtë, por fatkeqësisht nuk është as cilësore.

Prestigjozja "Monitor" në sondazhin e saj rendit qartë e shkoqur se cfarë e dëmton cilësinë e jetesës në Tiranë, duke filluar që nga ndërtimet pa kriter e pa planifikim, trafiku i renduar, mungesa e parqeve e hapësirave publike, e deri te ndotja e ajrit dhe zhurmat.

Doni ta dini se kur do bëhet Tirana një qytet i jetueshëm?

Vetëm atëherë kur politikanët e veshur me pushtet të jetojnë në pallatet shumëkatëshe e shumëhyreshe kapic e ngjitur me njëra tjetrën, e të thithin 24 orë ajrin e ndotur 18 herë më shumë se normat e lejuara të OBSH-së, e të vuajnë trafikun e rënduar e të numërojnë orët për të gjetur një vend të thjeshtë parkimi.

Vetëm atëherë ndoshta do t'i thërrasin mendjes që cilësia e jetesës në Tiranë dallon nga cilësia e videove me regji në rrjetet sociale.

Tirana meriton më tepër. Arsye më shumë për të protestuar të premten ora 11.00.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco