Autori i ‘Report’ i përgjigjet Ramës: Agaçi ka pranuar vetë se ka qenë avokat i trafikantëve dhe njeriu i marrëveshjes, do të nxjerrim bisedën

Autori i ‘Report’ i përgjigjet Ramës: Agaçi ka pranuar vetë se ka qenë avokat i trafikantëve dhe njeriu i marrëveshjes, do të nxjerrim bisedën

20:47, 23/04/2024
A+ Aa A-

Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumentarin investigativ për marrëveshjen Rama - Meloni për refugjatët dhe theksoi se Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve është personi kyç që qëndron pas marrëveshjes, Edi Rama ka reaguar përmes medias së italianit të tij, të cilin e ka natyralizuar tironc autokton duke i dhuruar pronë më mes të kryeqytetit, ka sulmuar programin e Rai, gazetën e madhe italiane La Republika dhe Syrin për pasqyrimi e plotë të këtij investigimi. 

Lexo edhe: Rama del jashtë kontrollit/ Sulmon te Bolino mediat italiane dhe Syri-n: Na kanë inat sukseset, ndaj na sulmojnë

Pasi Rama i ka cilësuar shpifje argumentat dhe faktet e publikuara në dokumentar, ai është kapur si i mbyturi pas fijes së barit, kur ka thënë se gazetari i Rai3 nuk ka publikuar bisedën me Engjëllin e tij. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sigrfido Ranucci, autor i “Report” dhe njëkohësisht zëvendëspresident i RAI.

Në reagimin e tij në Facebook Ranucci ka perifrazuar reagimin e kryeministrit Rama për Bollinon e tij dhe ka thënë se Engjëlli i tij e ka pranuar vetë që ka qenë avokat i narkotrafikantëve dhe se është njeriu kyç i marrëveshjes Rama - Meloni, dhe kjo bisedë,- thotë Ranucci, do të publikohet së shpejti. Ashtu siç edhe marrëveshja për refugjatët do të vijojë me një puntatë tjetër të emisionit investigativ javën që vjen.

Me sa duke, Edi Rama, këtë herë ka rënë në ‘usta’ dhe nuk po duket hiç e lehtë për të që të çensurojë aferat korruptive, lidhjet me krimin dhe kapjen e drejtësisë, të gjitha këto të thëna nga gjiganti mediatik italian Rai.

Më poshtë reagimi i autorit të programit dhe zëvendëspresidentit të RAI-t Sigfrido Ranucci:

Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmon ‘Report’.
 
'Është shpifja më skandaloze për Shqipërinë': kështu e përcakton kryeministri shqiptar Edi Rama investigimin e‘Report’, të transmetuar të dielën (21 prill) në Rai 3, prodhuar nga Giorgio Mottola kushtuar marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy qendrave të pritjes për emigrantët.
Në një koment për ‘Shqiptarja.com’, një nga portalet më të rëndësishme informative shqiptare, Rama nënvizon se:‘një transmetues i paguar nga taksat italiane është bërë protagonist i një episodi të turpshëm shpifjeje ndaj Shqipërisë, siç ndodhi në vitet në të cilat u shfaqën shqiptarët në mediat italiane vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, dhe Shqipëria u prezantua si djepi i krimit në Europë... ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë shqiptare, familjes së kryeministrit Rama dhe një prej  bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Engjell Agaci, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.’
Agaci, i cili deri në vitin 2013, kur mori postin e tij qeveritar, ishte pronar i një studioje të njohur ligjore në Romë, etiketohej si ‘avokati i besuar i shumë trafikantëve shqiptarë të drogës’, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, ku do të kishin vuajti dënime më të ulëta se ato të marranë Itali.    
Kryeministri shqiptar pretendon se versioni i Agaçit nuk është marrë në konsideratë nga autorët e programit. ‘Sekretarit të Përgjithshëm të Kryesisë së Këshillit Shqiptar’, sqaron Edi Rama, ‘i janë dërguar disa pyetje nga gazetari i ‘Report’, i cili me paturpësi epike nuk ka publikuar asnjë nga përgjigjet që i janë dërguar me shkrim’, kështu Agaçi ka bërë me dije se ‘do të bëhet ankim ndaj shpifësit’.
‘Report’ përgjigjet se: Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohem shumë në emër të së vërtetës, kështu ne do t'i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Raporti transmetohet çdo të diel në Rai 3 në orën 20:55

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco