Nis në SYRI TV, emisioni investigativ PLUG: 'Si u bë Karlo Bolino, komshi i fisit Begeja?'

Nis në SYRI TV, emisioni investigativ PLUG: 'Si u bë Karlo Bolino, komshi i fisit Begeja?'

14:09, 30/11/2023

Nisi transmetimin, emisioni investigativ “Plug” në SYRI TV. Në pjesën e parë të emisioni, u trajtuan abuzimet ligjore të qeverisë Rama, në lidhje me dhënien me qira të një prone prej 4-mijë metrash katrorë biznesmenit dhe gazetarit Karlo Bolino. Në emision u sollën fakte se si qeveria ndërhyri dhe ndryshoi ligjet, të cilat hapën rrugën që ish-Reparti i Orëve i Uzinës Mekanike në Tiranë t`i jepej Karlo Bolinos.

Nga SYRI TV

Mbrëmjen e së mërkurës nisi në Syri Televizion emisioni investigativ “Plug”, i cili në pjesën e tij të parë trajtoi abuzimet ligjore që ka kryer qeveria e Kryeministrit Edi Rama, për t`i dhënë mbi 4-mijë metra katror truall dhe ndërtesa, gazetarit Karlo Bolino, për çmimin qesharak vetëm 1 euro. 

Emisioni solli rastin e ndryshimit të një vendimi qeverie në vitin 2015, që i hapte rrugë Karlo Bolinos të përfitonte nga pronat publike. 

Pas këtij vendimi, krijohet kompania “MTSC” në emër të një punonjëseje të Karlo Bolinos, e cila ia shet më pas kompaninë gazetarit italian për 35 milionë lekë. 

Pas këtyre zhvillimeve, në vitin 2019, qeveria nxjerr ish-Repartin e Orëve të Uzinës Mekanike për dhënien me qira me vlerë 6 mijë euro në muaj. 

Por, pas zhvillimit të procedurës së prokurimit, çuditërisht prona prej më shumë se 4-mijë metrash katrorë i jepet biznesmenit Karlo Bolino për vetëm 1 euro për 20 vjet. 

Këtu është shkelja e parë e kryer nga qeveria. 

Tre muaj pas lidhjes së kontratës së qerasë, qeveria i jep leje ndërtimi për godinën e re Karlo Bolinos, ndërkohë që kontrata e qerasë parashikonte vetëm rikonstruksion të godinave. 

Por pak kohë pas kësaj shkelje, qeveria ndryshon përsëri kontratën e qerasë, në shkurt të vitit 2020, ku i jep gazetarit Karlo Bolino edhe pjesën tjetër të godinave të ish-Repartit të Orëve në Uzinën Mekanike. 

Pas gjithë këtyre shkeljeve, dhe kur qeveria kishte dhënë lejen e ndërtimit për godinën e re në muajin shkurt të vitit 2020, bëhen përsëri ndryshime në kontratë, ku kompanisë MTSC i jepen edhe sipërfaqe shtesë, konkretisht kati i dytë i godinës si dhe dy godinat njëkatëshe. 

Kulmi duket se arrihet në muajin maj, kur qeveria në kulmin e pandemisë vendos të shembë të tre godinat për t’i hapur rrugë ndërtimit të godinës së re, ndërsa kontrata parashikonte vetëm rikonstruksion të tyre.

LEXO ME SHUME/ Pronat e Karlo Bolinos - Investigimi i plotë i emisionit PLUG në SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco