Berisha fton qytetarët në protestë të premten: Askund në botë nuk do mund të kthehej në aeroport hajduti Erion Veliaj

Berisha fton qytetarët në protestë të premten: Askund në botë nuk do mund të kthehej në aeroport hajduti Erion Veliaj

20:46, 23/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të premten të dalin në protestë.

‘Askund në botë nuk do mund të kthehej në aeroport hajduti Erion Veliaj’, tha gjatë fjalës së tij, kryedemokrati, Sali Berisha.

Pjese nga fjala e kreut te PD-se, Sali Berisha:

Ndaj dhe ftoj qytetarët të bëhen europianë më shumë se kurrë.

Të marrin në dorë fatin e tyre.

Të shpëtojnë Shqipërinë.

Kjo betejë nuk ndalet kurrë.

Erion Veliaj, sot nga Hanoveri shkon nesër në Holandë për të takuar hajdutët ku ka çuar paratë e inceneratorit.

Askund në botë nuk do mund të kthehej në aeroport ky hajdut.

Ndaj dhe betejë, betejë, betejë gjer në fitore.

E premtja është dita e triumfit.

Dita e fitores.

Dita e ngadhënjimit.

Dita e drejtësisë.

Dita e kauzës sonë.

Rrofshi ju, rroftë fitorja!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco