Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Teliti: Taksa që do mblidhet nga profesionet e lira është aq sa vodhi ‘5D’ e Veliajt

VIDEO/ Teliti: Taksa që do mblidhet nga profesionet e lira është aq sa vodhi ‘5D’ e Veliajt

18:55, 23/04/2024
A+ Aa A-

Dorian Teliti, këshilltar për ccështjet ekonomike në PD, tha se kjo taksa që do të mblidhet nga profesionet e lira është e barazvlefshme me atë shumën që kanë vjedhur ata hajdutët e Bashkisë së Tiranës.

Teliti tha se 30 mln euro i vodhën ato hajdutët e Erion Veliajt fap e fap, ndërsa po kaq është edhe taksa që do të arrihet të mblidhet nga profesionet e lira.

“30 mln euro janë 0.5 % e buxhetit, pra nuk është një politikë që po ndërmerret për të mbushur arkën. Kjo taksë do e shtojë informalitetin”, tha Teliti.

Ai tha se nga ky taksim do të fitojë vetëm politika qeverisëse, e cila nuk do fjalën e lirë, nuk do profesionistët, nuk do ata që mund të kenë mirëqënie të pavarur nga Qeveria.

“Kjo taksë është një shtysë që do të ndikojë në migracionin e trurit”, tha Teliti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco