Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Veliaj shko te shokët’/ Kryebashkiaku nxjerr punonjësit e bashkisë për të fshirë parrullat kundër tij

‘Veliaj shko te shokët’/ Kryebashkiaku nxjerr punonjësit e bashkisë për të fshirë parrullat kundër tij

16:18, 23/04/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se është më i shqetësuar për shkrimet kundër tij në muret e ndërtesave në Tiranë se sa për korrupsionin që ka kapur institucionin që ai drejton. Kjo pasi gjatë natës së djeshme aktivistët e "Lëvizjes Bashkë" kanë ndërmarrë një aksion, duke shkruajtur nëpër mure togfjalëshin " Erion Veliaj shko te shokët".

Ky aksion ka ardhur, pas aferës me dosjen 5D të denoncuar nga drejtuesi i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi rreth 1 vit më parë. Afera e dosjes 5D Konstruksion, ka nxjerr hapur se si të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë vjedhur miliona euro nga tenderat e hapura nga Bashkia Tiranë me taksat e qytetarëve.

Nga ky hetim janë vënë në pranga 3 drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë dhe kryebashkiakun Veliaj. Nën hetim nga SPAK për korrupsion janë dhe 2 drejtoresha të Bashkisë Tiranë Eglantina Zëre dhe Debora Keçi.

Ndërkaq shkrimet në mure nga aktivistët e 'Lëvizjes Bashkë' kanë shqetësuar Veliajn, i cili ditën e sotme ka urdhëruar punonjësit e Bashkisë për t'i fshirë ato. Siç duket dhe nga fotot e mëposhtme, punonjësit e Bashkisë kanë dalë me kovë me bojë dhe me furçë për të fshirë vetëm shkrimet që shqetësojnë Veliajn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco