‘Hileqar’, Vasili e Ndreca debate në Komisionin Hetimor: Të të vijë zor…

‘Hileqar’, Vasili e Ndreca debate në Komisionin Hetimor: Të të vijë zor…

15:22, 23/04/2024
A+ Aa A-

Mbledhja e Komisionit hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është shoqëruar me debate mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti Petrit Vasili duke iu drejtuar Plarent Ndrecës, i cili është në konflikt interesi si anëtar në këtë komision, tha se vetëm ofendon. Më herët Ndreca përdori fjalën “hileqar”.

Debati

Albana Vokshi: Hilet i keni ju profesion. Do marr masa nëse iu ndërhyn kolegëve. Z Ndreca iu tërheq fjalën disa herë, mos bëj kokofoni këtu, nuk punon dot me konfliktin tënd të interesit, nuk mbulon dot abuzimet me koncesionet.

Plarent Ndreca: Keni proces-verbalin, që të shmangen lojërat e fjalëve. Lexoni proces-verbalin e seancës.

Edmond Spaho: Ndreca, turp të të vijë. Turp i madh që merremi me këto gjëra. Debati është kur flasin dëshmitarët, ju keni nisur sherre për çështje të thjeshta e formale.

Petrit Vasili: Ndreca, pse thua hileqar? Të të vijë zor.

Ndreca: Këto thuaji te familja jote.

Petrit Vasili: Ik mor andej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco