Sot, në Ditën Botërore të Librit, Begaj takon bukinistin e qytetit të Elbasanit

Sot, në Ditën Botërore të Librit, Begaj takon bukinistin e qytetit të Elbasanit

11:54, 23/04/2024
A+ Aa A-

Sot, në Ditën Botërore të Librit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndau në profilin e tij zyrtar në facebook një takim me bukinistin e qytetit të Elbasanit, zotin Ndriçim Ziu. Prej vitesh, 66-vjeçari Ziu lexon çdo libër që i vjen në dorë, përpara se ta shesë atë.

Presidenti Begaj përcolli këtë histori frymëzuese për të nxitur leximin e librit shqip, një iniciativë e tij, e ndërmarrë që në fillim të mandatit.

“Me bukinistin e qytetit të Elbasanit, që ka lexuar çdo libër që gjendet në librarinë e tij shëtitëse. Vendosa të ndaj këtë postim sot për të nderuar fisnikërinë e të lexuarit”, - shprehet Presidenti i Republikës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco