VIDEO/ Alfred Lela: ‘5D’ e Veliajt, fundi i babëzisë, perfeksionuan skemat mafioze

16:52, 22/04/2024
A+ Aa A-

“Skema ‘5D’ shpjegon gjithçka se çfarë ndodh në Shqipëri, pra ata që kanë paratë publike, i japin paratë vetes, dhe me këtë që ia japin vetes kanë shkuar te skema 100%, jo më me 20% apo 30%, apo me skemën e Partneritetit. Kjo skema 5D është fundi i babëzisë”, tha Alfred Lela në intervistën për SYRI TV.

Drejtori i Komunikimit në PD u shpreh se kjo skemë apo edhe ajo e inceneratorëve është kopjuar diku, ndoshta nga N’dragheta, por janë perfeksionuar. “Është shtyrë kufiri i babëzisë, dhe përtej kësaj, po e trajtojnë si diçka normale”, tha Lela.

Ai theksoi se përmes kapjes apo blerjes së medias, Bashkia e Tiranës ka arritur të paraqesë atë që nuk ekzsiton dhe ta bëjë reale dhe të fshehë realen.

Sipas tij, kemi rastin e Pyllit Orbital, që u pompua aq shumë se ekzistonte ndërkohë që këtu ngriheshin kullat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco