VIDEO/ Lela: Rama instaloi lehtësinë e bashkëpunimit të shtetit me krimin, italianët të shqetësuar…

16:45, 22/04/2024
A+ Aa A-

Alfred Lela, drejtori i komunikimit në PD-së, në një intervistë për Syri TV, duke komentuar investigimin e RAI3, publikuar një ditë më parë, tha se gjëja që të bën përshtypje është se këtu në Shqipëri vijnë dosjet e errëta kur vendet mike vendosin të zbërthejnë diçka, në të kundërt jemi në terr.

Lela tha se organet e tjera të ligjit nuk funksionojnë, pak a shumë edhe me mediat, çka do të thotë se ne duhet të presim mediat ndërkombëtare për të zbardhur çështje të tilla.

Ai tha se ajo që u tregua është vrasja e procesit politik, autoriteteve, pra s’kemi më autoritete që publiku i beson, dhe Edi Rama këtë e ka bërë, dhe jemi në një situatë alarmante.

“Njerëzit duan të dinë se çfarë po ndodh, cila është e vërteta pa influencat e censurës nga ana e Qeverisë”, tha Lela.

Ai u shpreh se shqiptarët kanë afeksionin e tyre për median italiane, kështu që këtë rradhë lajmi ka ardhur.

“Mendoj se mediat këtu kombëtare duhej t’ia zbërthenin publikut se çfarë ishte ky reportazh, për të cilin medias italiane i është dashur 2 muaj që të punojë”, tha Lela.

Në vijim ai tha se shqetësimi është shtrirja endemike apo shteti dhe krimi të bërë njësh, janë mirëvendosur në strukturat përkatëse, madje është krijuar një super-strukturë që nuk arrin të kuptosh, kush është ai që mbron interesin publik dhe kush mbron interesin e krimit.

“Shqetësimi i madh është që ky shtet prej 11 vitesh, i ardhur me tam tamet e mëdha të Rilindjes, ka instaluar lehtësinë e bashkëpunimit me krimi, përdorimin e levave kriminale për përfitimin ekonomik dhe mbajtjes së pushtetit. Pra përdorimin e krimit për të vjelë vota, për të qëndruar në pushtet. Ky bashkim duhet të na trembë ne si shqiptarë, pasi janë trembur italianët në bregun tjetër”, tha Lela.  

Sipas tij, ndërsa italianët janë të shqetësuar, shqiptarët flenë gjumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco