VIDEO/ Veliaj i '5D' zhduk Sahatin dhe kullat nga pamjet e Tiranës

VIDEO/ Veliaj i '5D' zhduk Sahatin dhe kullat nga pamjet e Tiranës

15:37, 22/04/2024
A+ Aa A-

Vesi del me shpirtin!  Dhe Erjoni i '5D' mashtrimin e ka ves, pa të nuk mund të nisë ditën. Ndoshta është i vetmi ndër politikanët e rinj dhe të vjetër të tranzicionit që e ka nisur karrierën si mashtrues dhe do e mbyllë si i tillë. 

Mëngjesin e sotëm Veliaj ka publikuar në rrjet një video, duke promovuar qendrën e Tiranës. Madje pamjet që publikon i shoqëron me komentin: Nga Tirana çdo ditë e më bukur.

Por në videon 18 sekondëshe të publikuar bie në sy fakti se Erjoni i '5D' ka fshirë kullat, ato që qëndrojnë në qendër, dhe bashkë me kullat ka fshirë edhe monumentin e Sahatit.

Për të fshirë kullat nga pamjet që publikon ka zgjedhur të fshijë edhe një nga simbolet e paprekura të Tiranës, edhe pse e ka rrethuar me shumëkatëshet që i bëjnë hije.

Ose ndoshta ky është 'vizioni' i Erjonit të '5D', ta zhdukë Sahatin, ashtu siç ka zhdukur plot e plot ndërtesa të tjera në Tiranë. Nuk është hera e parë që Veliaj në pamjet që publikohen për të promovuar Tiranën mundohet të retushojë kullat, pas Sahatit, por në këtë të fundit ka vendosur të zhdukë edhe vetë Sahatin, për të cilin gjatë mandatit të parë mburrej se i kishte rregulluar akrepat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco