Emisioni investigativ ‘Report’ i RAI demaskon Ramën/ Kepi: Një nga reportazhet investigative më të forta

11:24, 22/04/2024
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së dielës, emisioni investigativ ‘Report’ i RAI 3 ka zbuluar detaje nga kampet e refugjatëve që po ndërtohen në Shqipëri falë marrëveshjes së kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në 'Edicionin e Lajmeve' në Syri Tv, u shpreh se ky është një nga reportazhet investigative më të forta,  që një televizion publik Italian, ka realizuar mbi Shqipërinë.

Është një nga reportazhet investigative më të forta që një televiZion publik italian, ka realizuar mbi Shqipërinë.

Ka pasur pikënisje në marrëveshjen Rama-Meloni që u nënshkrua, dhe ka bërë një rrugëetim  historiK të skandaleve kryesore që kanë përfshirë politikën shqiptare  gjatë viteve të fundit.

Duke nisur që nga arrestimi i ish-ministrit Tahiri, përfshirja e tij me grupe neo-trafikantësh , apo me dorëheqjen e ministrit të brendshëm , apo me skandale të tjera si me arratisje nga Shqipëria të Ahmetajt, dhe deri në personazhe kyç si Ëngjëll Agaçi.

Përfshirja e këtij emri nuk bëhet vetëm në dokumentimin e takimit Rama –Meloni në Vlorë.

Padyshim janë lajme të forta, të cilat puna profesionale e gazetarëve profesionistë italianë, i ka faktuar me dokumente.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco