Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës i vetmi institucion që jep tendera publik, Veliaj të mbajë përgjegjësi

10:59, 22/04/2024
A+ Aa A-

Çdo ditë që kalon, bëhen publike afera të tjera që rëndojnë mbi Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, që nuk pranon të dorëhiqet edhe pse është zhytur deri në fyt nga aferat kriminale dhe korruptive të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, të cilët ndodhen në burg.

Ilir Alimehmeti, kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës në bashkinë e Tiranës, i ftuar në emisionin e mëngjesit u shpreh se nëse Veliaj mendon se ja kanë bërë të tjerët punën në bashki, ather një audit i jashtëm me ekspertë të zotë duhet të na flasin se çfarë ka ndodhur me financat.

“Kjo është arsyeja përse ai nuk pranon të bëhet kjo gjë, pasi ka frikë qoftë edhe nga një shkresë e vetme”-u shpreh ai.

Deklarata e tij:

“Në një vend ku të gjitha ankimet që ata (ndërkombëtarët) bëjnë, jemi në fund për gjërat e mira dhe të parët për gjërat e këqija.

Vetëm ata që në nivel korrupsioni, apo se çfarë nivel demokracie jemi si duket vijnë këtu me qëllime të tjera, pra të kalojnë një kohë të mirë, në një vend që nuk është në fokusin e madh të ndërkombëtarëve dhe nuk shohin 1 milion njerëz që ikin nga këtu, nuk shohin korrupsionin si lëviz apo drogën, pra nuk shohin asgjë.

Madje nuk shohin as atë pjesën se si ecin shkresat, sepse të paktën shkresat duhet ti shohin pavarësisht se ne ja kemi bërë me dije.

Kjo në një farë pikë tregon se jemi në rrugën e duhur, nuk mundet të dalë diplomacia kundër njerëzve, pasi politika në një farë forme bazohet në njerëz.

Ne kemi një popullatë edhe jashtë Tiranës, edhe jashtë kufinjve që i kanë këtej sytë.

Kur popullata shikon që të zgjedhurit e tyre nuk i kryejnë funksionet, ather ata do të reagojnë dhe ky është një përshkallëzim në varësi të situatës.

Nëse Veliaj mendon se ja kanë bërë të tjerët punën në bashki, edhe ky naiv nuk e ka idenë se çfarë i ka ndodhur, ather një audit i jashtëm me ekspertë të zotë duhet të na flasin se çfarë ka ndodhur me financat, dhe do të jetë ai i pari i lumtur dhe ne do i rrahin shpatullat, por dyshoj se është i pafajshëm.

Kjo është arsyeja përse ai nuk pranon të bëhet kjo gjë, pasi ka frikë qoftë edhe nga një shkresë e vetme.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco