Ironia e Tomorrit: Agaçi i futi vrapit para gazetarëve të RAI-t, kështu ndodh kur nuk i blen mediat

Ironia e Tomorrit: Agaçi i futi vrapit para gazetarëve të RAI-t, kështu ndodh kur nuk i blen mediat

10:52, 22/04/2024
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

E pyeti gazetari i RAI-t, ish-shefin e Interpolit në Shqipëri, gjeneral Lisin; ore si pranove dhurim 3 hektarë tokë nga trafikanti më i madh i Shqipërisë ti?

Po ku e njihja unë kush ishte ai- përgjigjet gjenerali- Engjëll Agaçi ma solli. Ai e bëri këtë.

Nejse, një të mirë pati kjo pune. Se komandanti ynë i madh jep intervista gjerë e gjatë me gazetarët e huaj, që blejnë këta lart e poshtë, ku flet për sukseset e mëdha të Shqipërisë dhe madje edhe se si fuqitë e botës i marrin mendim Shqipërisë për çdo gjë.

Kurse me këta gazetarët e huaj që kishin ardhur për të bërë tamam gazetari, komandanti ia kishte futur vrapit. Lëre më Agaçi pastaj, në kokërr të vrapit. Këmbët e shpejta dhe faqebardhë. Doli ylli, doli hëna, ik Cane se na u ashtu nena.

Me pak fjalë, këtyre po u hoqe propagandën, bëhen si puna e atij skeçit me Rremen e Durrësit. Ditën tullë, natën qull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco