Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mos i prekni protestuesit

Mos i prekni protestuesit

14:06, 21/04/2024
A+ Aa A-

Nga Bislim Ahmetaj/

Sonte në mesnatë njelloj si në kohën e Koçi Xoxes dhe Bedri Spahiut, policia ka arrestuar aktivistin e përhershëm të Partise Demokratike, anëtar i Kryesisë së Degës Nr. 2. Tiranë, zotin Alfred Pellumbi.

Aresyeja e arrestimit: Pjesëmarrës në protesten e ditës së premte para Bashkisë.

Protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, protestë qytetare qe ka për ovjektiv çlirimin e Kryeqytetit nga hajduti i Tiranës.

Pas 10 orësh presione, shantazhe dhe kërcënime, sapo mësova lajmin qe e kanë lënë të lirë me procedim detyrim paraqitje.

I bëj thirrje policisë së shtetit, të mos behet pale me hajdutet e pronës publike,

Të mos zbatojë urdherat e Koçi Xoxeve dhe Bedri Spahive të rinj në krye të prokurorisë.

Qytetaret e kane te garantuar me Kushtetute te drejten e protestes, ndersa policia duhet tu siguroj kushtet per te protestuar.

Hajni Veliaj dhe kryehajni Rama i kane ditet e numeruara ne pushtet, ndersa policia e shtetit, ka disa muaj qe e ka festuar 111 vjetorin e krijimit te saj.

Shumica e Ministrave te Brendshem dhe e Prokuroreve te Pergjithshem nder dekada kane perfunduar ose ne plumb, ose ne burgje.

Por shqiptaret dhe shteti shqiptar kane mbijetuar.

Ndaj mos u beni pale me te keqen, mos i shantazhoni protestuesit, lereni zemerimin dhe revolten qytetare ti jap fund kesaj junte hajnash.

Te premten do te jemi me shume, me te zemeruar, me te revoltuar.

Te premten zemerimi i Alfred Pellumbit, Kevin Vidrices, Franc Kaloshit, Bernard Metaliajt dhe qindra te tjereve do te jete dhjetefishuar.

Bislim AHMETAJ

Sekretar per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut ne PDSH.

Tirane me 21 Prill 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco