Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

SYRI TV/ ‘Dumani vegël e PS, s’heton skandalet”, Meta: Mbajti peng PD, burgosi Berishën

17:37, 16/04/2024
A+ Aa A-

Përplasje e ashpër mes kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreut të SPAK Altin Dumani. Ish-presidenti Meta akuzoi Kreun e SPAK për lidhje e takime me Charles Mcgonigal, si dhe për përdorjen politike që po i bëhet këtij institucioni për llogari të Edi Ramës.

Kreu i SPAK  ka mohuar akuzat e Metës, duke pohuar se nuk e ka takuar asnjëherë Charles Mcgonigal, dhe i cilësoi akuzat si sulme politike. Në kohë reale, gjatë komunikimit me gazetarët, Meta iu kundërpërgj Dumanit, se po gënjen, ndërsa e cilësoi më pak të siqetë se kushëriri i tij kriminel Nuredin Dumani.

Nga SYRI TV

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe drejtuesi  i SPAK-ut janë përplasur ashpër në distancë. Një ditë pasi  ish president Meta akuzoi Dumanin se ka takuar ish-agjentin e  FBI-së, Charls Mcgonngal, kreu i SPAK-ut, përmes një  deklarate mohoi akuzat duke i cilësuar ato si sulme politike.

Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare.

Deklaratës së Dumant iu përgjigj në kohë reale kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një konference për gazetarët, nga ku e kuzoi se po gënjen, ndërsa e cilësoi më pak të sinqertë se kurshëriri i tij kriminel, Nuredin Dumani.

Me tone të ashpra Meta akuzoi SPAK-un se shërben si vegël e PS, duke mos hetuar  skandalet dhe vjedhjet e qeverisë. Sipas tij edhe arrestimet në rang drejtorësh e ish ministrash janë për të mbrojtur Edi Ramën.

Po kështu Meta akuzoi SPAK-un se  se ka bërë përpjekje edhe për mbajtjen peng të PD, duke  vënë në arrest shtëpie liderin e opozitës Sali Berisha.

Ish presidenti kishte edhe një mesazh për SPAK-un

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco