Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Debati në ‘Çim Peka Live’/ Bushati-Haxhiut: Ti e bën si ajo gruaja që e tradhëtonte burri, por fajin e kishte…

22:03, 15/04/2024
A+ Aa A-

Në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv është debatuar lidhur me kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet në listën e Demokracia e Re të Kryeministrit grek, Mitsotakis.

Analisti Baton Haxhiu e cilësoi si një projekt politik të Greqisë kandidimin e Belerit, ndërsa shtoi se shteti ka bërë gabim serioz me burgosjen e tij, në një kohë që ishte në një garë.

“Unë jam kundër nëse Greqia merr një projekt politik që dëmton Shqipërinë”, tha Haxhiu.

Ndërsa Armand Shkullaku në një debat me të i tha se ka një gabim kur barazon partinë, Edi Ramën dhe Shqipërinë.

“Kush e prodhoi këtë?”, i tha Shkullaku, Haxhiut. Në vijim ai u shpreh se një shtet që përdhunon qytetarët e vet nuk meriton të shkojë askund. 

Ndërsa Andi Bushati duke përdorur një batutë u shpreh “Batoni thotë s’na le Greqia, njëlloj si ajo gruaja në 1997, që e tradhëtonte burri dhe thoshte fajin e ka Saliu”.

“Kush është intelektual duhet të ngrihet edhe kundër shtetit të tij kur ka vendime që shkelin të drejtat”, tha Bushati.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco