Xhaferri: 8 emigrantë vdesin tragjikisht në aksident, qeveria show me kampin e refugjatëve në Lezhë!

Xhaferri: 8 emigrantë vdesin tragjikisht në aksident, qeveria show me kampin e refugjatëve në Lezhë!

10:10, 02/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur sot në Kelcyrë.

Xhaferri është shprehur se kjo tragjedi dhemb edhe më shumë pasi ne jemi një komb që e kemi paguar rëndë plagën e mërgimit.

Postimi

Një aksident në kufijtë e tragjedisë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një mjet që transportonte emigrantë të paligjshëm ka përfunduar në lumin Vjosa në përpjekje për t'i ikur ndjekjes së Policisë së Shtetit.

Shoferi dhe 7 emigrantët që ishin nga vendet e lindjes kanë humbur jetën tragjikisht në këtë aksident të rëndë.

Kjo tragjedi dhemb edhe më shumë pasi ne jemi një komb që e kemi paguar rëndë plagën e mërgimit.

Prej një dekade e kemi denoncuar faktin se ky vend është tokë pa zot dhe që emigrantët nuk është hera e parë që përfshihen në ngjarje të rënda.

Kjo qeveri që nuk bëri asgjë për të menaxhuar krizën e emigrantëve të lindjes që është prezente me pasoja sociale dhe juridike prej 10 vitesh, ka marrë përsipër strehimin e tepricave të emigrantëve të Italisë.

Ky sekt i neveritshëm dhe antihuman që drejton vendin meriton përçmim dhe ndëshkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco