Lajmi i fundit

EMRI/ Ekstradohet nga Gjermania ish oficeri i RENEA-s, pjesë e krimit të organizuar

PD: Tenderat e punëve publike nuk i nënshtrohen konkurencës, përdoren favoret politike

PD: Tenderat e punëve publike nuk i nënshtrohen konkurencës, përdoren favoret politike

10:16, 15/06/2024
A+ Aa A-

Departamenti Antikorrupsion në PD denoncoi sot raste të tjera abuzimi me fondet e shtetit ku për të shmangur çdo rrezik gjatë garës, krerët e ARRSH e vendosin paraprakisht fituesin.

Zëdhënësja e Departamentit, Genta Vangjeli, deklaroi: Pak ditë më parë Partia Demokratike denoncoi Autoritetin Rrugor Shqiptar lidhur me shpalljen e fituesve për disa procedura prokurimi për punë civile, për të cilët anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave po shantazhohen nga eprorët për t`i shpallur fitues këta operatorë.

Konkretisht për procedurat, ofertat e të cilave u hapën në datën 8 maj 2024, me objekt: Ndërtim rruga Berat-Ballaban, subjekti që pritej të shpallej fitues, dhe sic u paralajmërua nga ne, ishte firma me iniciale “C’ shpk.

Në datën 5 qershor ARRSH shpalli këtë fitues kundrejt vlerës 19.7 milion euro. Sipas Open Data procedura është vlerësuar me "flamur të kuq" domethënë skualifikim i të gjithë operatorëve përveç fituesit.

Zgjerimi i rrugës së Ksamilit subjekti që pritej të shpallej fitues, siç u paralajmërua nga ne, ishte kompania me inicialet “A. C” shpk. Në dt 4 qershor ARRSH shpalli fitues kundrejt vlerës 14.2 milion euro operatorin e paralajmëruar nga PD. Sipas Open Data edhe për këtë procedurë u skualifikuan të gjithë operatorët pjesëmarrës përveç fituesit.

Procedura me objekt: Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, Faza V, subjekti që pritej të shpallej fitues, siç u paralajmërua nga PD, ishte kompania inicialet G..C…. shpk.

Në datë 3 qershor ARRSH shpalli këtë fitues kundrejt vlerës 24 milion euro ose 99% e vlerës limit. Sigurisht që edhe për këtë procedurë u skualifikuan të gjithë operatorët pjesëmarrës përveç fituesit.

Siç edhe theksuam në deklaratën tonë të mëparshme punët publike nuk i nënshtrohen konkurencës e cila mundëson që gara dhe shqyrtimi profesional të zotërojnë, por përdoren favoret politike. Për të shmangur çdo rrezik gjatë garës krerët e ARRSH e vendosin paraprakisht fituesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco