Lajmi i fundit

Tritoli ndaj motrave Nikolli/ Çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Dumanit

Këlliçi bën thirrje për bashkim: T’i shtrijmë dorën kujtdo që ka hatërmbetje dhe ka pasur divergjenca

11:59, 15/06/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike po mban një takim me qytetarë dhe simpatizantë në Përmet, takimi i parë që nga momenti që Apeli mori vendimin për t’i dhënë vulën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pjesë e takimit kanë qenë sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, kreu i grupit Parlamentar Gazmen Bardhi, Tomorr Alizoti dhe Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi i ka shtirë dorën e bashkimit kujtdo që është i pakënaqur nga kjo mazhorancë.

“E rithemeluam dhe luftuam për një pluralizëm që është fituar me gjak në kushte të jashtëzakonshme.

Atë kapitull, nga dita e dhënies së vendimit ta konsiderojmë të mbyllur. Sot beteja është me Ramën dhe shpurën e tij.

Nga Përmeti, t’i shtrijmë dorën kujtdo që ka hatërmbetje dhe ka pasur divergjenca me ne, për t’u bërë bashkë. Nëse kemi një kundërshtar të përbashkët, duhet të jemi bashkë.

Dyshen Alibasha nuk do të doja të vinin në PD, por këto janë qëndrimet e mia personale. Koha të mbyllin kapitullin dhe të vijojmë betejën”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco