Lajmi i fundit

Tritoli ndaj motrave Nikolli/ Çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Dumanit

SHBA zgjat 'emergjencën': Korrupsioni në Shqipëri i përhapur brenda qeverisë

SHBA zgjat 'emergjencën': Korrupsioni në Shqipëri i përhapur brenda qeverisë

11:44, 15/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur ta konsiderojë ende si “emergjencë kombëtare” situatën me korrupsionin në Ballkanin Perëndimor.

Urdhri ekzekutiv i 26 qershorit 2001, i firmosur nga presidenti George W. Bush, kishte në fokus personat që për kohën vlerësoheshin se po destabilizonin rajonin e Ballkanit, kryesisht nëpërmjet nxitjes së konflikteve ndërshtetërore, si në Kosovë, Maqedoni apo Bosnjë-Hercegovinë.

Në një urdhër të përditësuar 20 vite më vonë, më 8 qershor 2021 – urdhri ekzekutiv nr. 14033 – presidenti Biden e plotësoi deklaratën origjinale duke shtuar edhe elementin e korrupsionit si një “rrezik i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

“Situata në territorin e ish-Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë edhe cenimi i marrëveshjeve pas luftës dhe i institucioneve pas shpërbërjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si edhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive të ndryshme dhe institucioneve në Ballkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, prandaj përbën një kërcënim të madh dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

… Unë do e vazhdoj me 1 vit emergjencën kombëtare të shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor,” thuhet në njoftimin e firmosur nga presidenti Biden. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco