Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

U përfol se dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH-së? Reagon Alfred Peza: Deri në 2028 këtu më kanë

U përfol se dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH-së? Reagon Alfred Peza: Deri në 2028 këtu më kanë

22:13, 25/03/2024
A+ Aa A-

Në mediat online qarkulloi sot një lajm se Alfred Peza ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Lajmi u përforcua nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se dorëheqja e Pezës është një lajm i mirë.

Por ky lajm është përgënjeshtruar nga vetë Alfred Peza, i cili përmes një reagimi për mësohet se ka thënë: “Deri në 15 qershor 2028 këtu më kanë. Për mandatet e tjera të shohim”,- raporton vox news.

Gjithësesi duhet pritur që edhe Peza të qartësohet mirë, në ka dhënë apo jo dorëheqjen, pasi nën pushtetin e Ramës nuk janë të pakta rastet që zyrtarë të lartë si ministra, deputetë e drejtues të tjerë të ngjashëm me Pezën e kanë marrë vesh nga media që kanë dhënë dorëheqjen, ose që janë emëruar në detyra publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco