SYRI TV/ Bardhi kërkesë Kuvendit: Zbatoni vendimin e GJK, po mbroni politikisht Olta Xhaçkën

19:18, 25/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit duke I kërkuar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhackës, i cili po mbahet I bllokuar, prej më shumë se një viti.  Në një shkresë drejtuar  kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës dhe disa prej  përfaqesive diplomatike në vend, Bardhi  akuzon mazhorancës se po mbron politikisht, ish ministren e Punëve të Jashtme, duke penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të saj, pas evidentimit të qartë të faktit se bashkeshorti I saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit.

"Pengimi i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhacka, vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit. Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhacka" tha Bardhi.

Në këto kushte, Bardhi i bën thirrje kryeparlamentares, të zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese, duke thirrur mbledhjen e  konferencës se kryetarëve, për të kaluar në seancën plenare këtë vendim, për të urdhëruar dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i grupit të PD, e përmbyll reagimin e tij, duke thënë se çdo venoesë e metejshme e kësaj çështje do ishte dhunimi më flagrant që kuvendi I ka bërë kushtetutës në 33 vjet dhe një mesazh I vullnetit të mazhorancës socialiste për ofrimin e mbrojtjes politike ndaj deputetëve socialiste. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco