Vokshi: SPAK nuk kreu hetim të thelluar ndaj Beqajt, ja çfarë synon hetimi parlamentar

19:12, 25/03/2024
A+ Aa A-

Deputetja demokrate Albana Vokshi, kryetare e komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, në një intervistë për Syri Tv, tha se SPAK e ka mbyllur dosjen dhe ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës për Ilir Beqajn, megjithëse GJKKO kërkonte një hetim më të detajuar, më të thelluar për rolin e tij, në kontratën koncensionare për sterilizimin, në rastin e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Vokshi tha se kjo nuk ka të bëjë vetëm me shpërdorim detyre, por është një korrupsion madhor, është një kontratë koncensionare e shndërruar në një incinerator në fushën e shëndetësisë.

“Roli kryesor i hetimit parlamentar nuk është mbivendosja e rolit të organeve të drejtësisë, por është një instrument në duart e opozitës për të kontrolluar dhe monitoruar zbatimin e ligjeve apo zbatimin e kontratave të ndryshme. Dhe bërja transparencë e hapit të çdo procedure është hapi i parë i kësaj procedure”, tha Vokshi.

Ajo tha se do të bëhet transparent roli që ka luajtur çdo zyrtar apo funksionar, punonjës i administratës publike apo persona të tjerë që janë pjesë e koncensioneve.

“Qëllimi i parë është transparenca, qëllimi i dytë është zbardhja e çështjeve që nuk janë hetuar siç duhet nga SPAK për një arsye ose një tjetër, dhe jemi gati ti vihemi në ndihmë SPAK apo GJKKO, dhe e treta që të bëhen përmirësime ligjore që mos ndodhin situata të tilla. Ilir Beqaj ka dhënë 4 kontrata PPP, gjatë kohës që ishte ministër dhe që janë korruptive”, tha Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco