Konflikti interesit/ Lika: Ministrja Xhaçka është pronare e gjysmës së pasurisë së Artan Gaçit

17:50, 25/03/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të hedhur dritë mbi arrestimin e ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro ishte analistja Meri Lika.

Lika është shprehur se pronën e ka marrë ministrja dhe jo vetëm Gaci pasi ata janë të martuar dhe nëse ndahen ajo merr gjysmën dhe këtu ka konflikt interesi pasi është pronare e gjysmës së saj.

"Pronën e ka marrë ministrja dhe jo vetëm Gaci, pasi ata janë të martuar dhe nëse ndahen ajo merr gjysmën dhe këtu ka konflikt interesi, pasi është pronare e gjysmës së saj.

Të gjithë këta të arrestuarit ndjekin të njëjtën rrjedhë të justifikimit që përgjegjësia është personale dhe e dyta unë bëra vetëm tak-tak-tak-fak.

Ligji për organizmin e administratën shtetërore ka një nen në të cilën përcakton përgjegjësinë e kryeministrit të ministrave ku thuhet se ministri është përgjegjës për mbikëqyrjen e veprimtarin ë ministrisë dhe fushave përkatëse të autoritetet të tij ndërsa kryeministri është përgjegjës për mbikëqyrjen e institucioneve të varësisë ose të agjencive autonome në varësi të tij.

Të dy këta janë përgjegjës pasi nuk ka funksionuar auditi i brendshëm nuk kanë parë asnjë procedurë pasi aty ka persona që marrin vetëm rrogën.

Është shumë e guximshme që të marrësh një iniciativë ku të tjetërsohet prona pasi pronari do të reagoj pasi prona është e lidhur me shpirtin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco