Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

Sot dita e historisë për NATO-n, fillimi i betejës për lirinë e Kosovës dhe kombit Shqiptar!

Sot dita e historisë për NATO-n, fillimi i betejës për lirinë e Kosovës dhe kombit Shqiptar!

17:08, 24/03/2024
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, 25 vite më parë, me 24 mars të 1999, Aleanca e Atlantikut të Veriut ndërmori në një vendim unanim historik, të udhëhequr nga SHBA dhe presidenti Bill Klinton, fushatën ajërore tre mujore më  të fuqishme të pas Luftës së Dytë Botërore, kundër regjimit të Millosheviçit dhe për çlirimin e Kosovës.

Nderhyrja shpëtimtare e NATO-s kundës Beogradit, krahas luftës çlirimtare të UÇK, pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësine e Kosovës. Ndaj shqiptarët i mbeten mirënjohës për jetë NATO-s, SHBA dhe vendeve të tjera anëtare për rolin e tyre shpëtimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan.

Por sot pas 25 vitesh, ata që ushtruan me operacionin ‘Patkoj’, genocidin e fundit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe kryen ndaj tyre krime monstruoze kundër njerëzimit, mbajnë peng në emër të Serbisë së madhe, paqen dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë qendrim kundër Kosovës, serbomadhi Vuçiç, ky Putin i vogël i Beogradit, ndihmohet nga Putini i madh i Kremlinit dhe nga  argati i tij në Tiranë Edi Rama.

Zoti e bekoftë NATO-n, vendet anëtare dhe ushtritë e saj. Zoti e bekoftë Kosovën e lirë dhe të pavarur.  #sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco