Gazment Bardhi nga Dibra: Nëse do të shihni qeverisjen e Ramës, shikoni Rrugën e Arbrit

Gazment Bardhi nga Dibra: Nëse do të shihni qeverisjen e Ramës, shikoni Rrugën e Arbrit

12:05, 24/03/2024
A+ Aa A-

Nga Dibra, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi sulmoi qeverinë duke akuzuar se me paratë e korrupsionit janë blerë votat e shqiptarëve. Ai tha se qytetarët janë harruar ndërsa keq-qeverisja ka bërë që të braktiset vendi.

‘Një tjetër leksion që kemi marrë nga Dibra dhe u përpoqëm që ta bëjmë realitet, ishte nevoja për bashkim.

Sa herë që keni qenë të bashkuar, e keni mundur PS. Lajmi i mirë për demokratët e Dibrës dhe të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë, është që pas 2 vitesh, PD është më e bashkuar dhe më e fortë, gati për t’u përballur me betejën për zgjedhjen e 2025-ës.

Nëse do të shihni qeverisjen e Ramës, shikoni Rrugën e Arbrit. Rruga është gjysmë e shkatërruar, dhe e painuguruar. Paratë shkojnë te xhepat e ministrave dhe drejtorëve, që më pas me paratë e korrupsionit, vinë dhe blejnë qytetarët’, tha Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco