SYRI TV/ Tjetër zvarritje për procesin e Berishës, prokurorët nuk paraqiten në Gjykatë

14:57, 19/03/2024
A+ Aa A-

SPAK zvarrit sërish shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të liderit të opozitës Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Dy prokurorët e SPAK kishin njoftuar Gjykatën e Apelit se nuk do të merrnin pjesë për shkak të angazhimeve profesionale.

Kjo mungesë u cilësua skandaloze nga ana e avokatit genc Gjokutataj, që akuzoi prokurorët se kërkuan shtyrje deri në marrjen e orjentimit nga ana e kryeministrit Edi Rama.

SYRI TV

Prokurët e SPAK bëhen sërish shkak për zvarritjen e procesit për liderin e opozitës Sali Berisha.

Ndërsa sot ishte parashikuar mbajtja në Apel e seancës për dhënien e lejes për pjesmarrjen e kryedemokratit Sali Berisha në punimet e parlamentit, 2 prokurorët e SPAK nuk u paraqitën duke njoftuar gjykatën se kishin angazhim professional.

Pas shtyrjes, Avokati Genc Gjuktaj e cilësoi këtë një justifikim skandaloz, e të qëllimshëm nga ana e prokurorëve, që sipas tij presin orjentimin nga kryeministri Edi Rama.

Seanca e radhës do jetë me datë 25 mars, ora 9:00, ndërsa avokatët e zotit Berisha thonë se këto shtyrje kanë për qëllim djegien e mandatit të kreut të opozitës.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco