Berisha sfidon ligjërisht non-gratën britanike/ Mediat e huaja: Rama e dinte vendimin, avokatët do e përdorin këtë fakt

Berisha sfidon ligjërisht non-gratën britanike/ Mediat e huaja: Rama e dinte vendimin, avokatët do e përdorin këtë fakt

13:16, 19/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, sfidon ligjërisht vendimin e Britanisë së Madhe për ta shpallur non-grata.

Rrjeti ndërkombëtar, MSN raporton se rishikimi gjyqësor i këtij vendimi është historik.

Kreu i opozitës do të përpiqet të anulojë ndalimin që i ka bërë Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar.

“Politikani u ndalua nga Sekretarja e Brendshme e asaj kohe, Priti Pratel, që të hynte në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, për shkak të pretendimeve për kriminalitet dhe korrupsion,” shkruan MSN.

“Duke filluar nga kjo javë, kjo është sfida e parë e njohur ligjore ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm për përjashtimin e një lideri opozite të një shteti mik të huaj nga Mbretëria e Bashkuara.

Berisha thotë se akuzat për kriminalitet dhe korrupsion, të ngritura ndaj tij, janë të pavërteta.

Duke nisur nga sot, në Komisionini Special të Apelimit të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, do të nisë rishikimi i vendimit për ish-kryeministrin,” raporton rrjeti ndërkombëtar.

“Berisha pretendon se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, kishte dijeni paraprakisht për urdhrin e përjashtimit dhe e kishte njoftuar atë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe para se ai vetë të ishte njoftuar për vendimin e Sekretarit të Brendshëm. Ekipi i tij ligjor do ta përdorë këtë për të ngritur pikëpyetje në lidhje me procesin e ndjekur në vendimmarrjen për ndalimin e tij nga MB,” vijon MSN.

Duke komentuar këtë rast, avokati i zotit Berisha, Kartik Mittal, tha: “Ky është një rast i jashtëzakonshëm kur një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtimi në bazë të akuzave të thjeshta të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja me pavarësi të dyshimtë editoriale. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco