Njësimi i Partisë me shtetin/ Rama flet edhe në Grupin Parlamentar si në organizatë partie

Njësimi i Partisë me shtetin/ Rama flet edhe në Grupin Parlamentar si në organizatë partie

12:44, 18/03/2024
A+ Aa A-

Edi Rama e ka njësuar përtinë me shtetin dhe kjo nuk është thjeshtë një akuzë politike që i bëhet Edi Ramës, por është një fakt.

Prej muajsh Rama ka filluar bën asamble shëtitëse të PS në gjithë Shqipërinë duke u dhënë udhëzime drejtuesve të lartë të partisë, administratës, mësues, mjekë, policë…që të lënë çdo punë këto kohë dhe të merren vetëm me mbledhjen e votave për 2025.

Njësimi i partisë me shtetin është tipike e vendeve autokratike ose diktatoriale, dhe këtë gjë Rama nuk ka ngurruar të bëjë edhe brenda ambienteve të Kuvendit ku u ka lënë porosi deputetëve të tij, të lënë çdo punë dhe të merren vetëm me bledhjen e votave.

Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhën sot deputetët e PS për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve kryeministri Rama kërkoi që të vijohet puna me Organizatat Socialiste në terren dhe të intensifikohet komunikimi me anëtarët e këtyre organizatave dhe qytetarët në çdo zonë.

Kreu i grupit, Bledi Çuçi, informoi ndërkohë deputetët për rikthimin e Parlamentit në normalitet duke theksuar se s’ka asnjë marrëveshje e as do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme.

“S’ka asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve hetimore në Konferencën e Kryetarëve”, u shpreh Çuçi

Mësohet se gjatë mbledhjes pa media, diskutimet u ndalën te projektligjet që janë në rendin e ditës për seancën e së enjtes, ku mes të tjerash pritet të kalojë edhe Akti Normativ për ndryshimet në Ligjin e Buxhetit, projektligji “Për Sigurinë Kibernetike”, “Projektligji për disa ndryshime në Ligjin për Gardën e Republikës” etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco