'Ohri'/ Borrelli i zhgënjyer: Do t’i bëjmë presion Kosovës dhe Serbisë

'Ohri'/ Borrelli i zhgënjyer: Do t’i bëjmë presion Kosovës dhe Serbisë

11:28, 18/03/2024
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është shfaqur i zhgënjyer të hënën nga Brukseli me Kosovën dhe Serbinë.

Borrell foli në njëvjetorin e arritjes së pajtueshmërisë mes dy vendeve, të cilat në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars 2023, u pajtuan për Aneksin e Zbatimit të marrëveshjes.

“Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit. Koha fluturon dhe tashmë u mbushën një vit nga kur ne arritën një ujdi mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ecim drejt normalizimit. Fatkeqësisht, përkundër mbështetjes se vazhdueshme të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova, kanë arritur përparim shumë të limituar”, tha Borrell, para gazetarëve në nisje të punimeve të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, që mbahet sot në Bruksel, njofton Klankosova.tv.

Borrell, theksoi se “presioni ndërkombëtar” për dy vendet ballkanase do të rritet.

“Së shpejti do të ndodhë këtu në Bruksel një takim i ri mes kryenegociatorëve. Dhe mua më vjen shumë keq që kjo marrëveshje- që ishte fort e zorshme për t’u arritur, nuk është zbatuar. Ne do vazhdojmë të bëjmë presion te të dyja palët, në mënyrë që të ecet përpara. Por një vit më vonë, zbatimi nuk ka qenë ashtu siç unë kam pritur të ishte”, shtoi kryediplomati evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco