Drejtësia e Re legalizon vjedhjen 100-milionë euro me sterilizimin të shokut të Edi Ramës

Drejtësia e Re legalizon vjedhjen 100-milionë euro me sterilizimin të shokut të Edi Ramës

09:21, 18/03/2024
A+ Aa A-

Mëngjesin e kësaj të hëne, SPAK vërtetoi katërcipërisht se është një strukturë politike e Partisë Socialiste që merr urdhëra nga Edi Rama, njëjtë siç merr Elisa Spiropali, Bora Muzhaqi…etj ministra/e të ekzekutivit.

Ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 8 të pandehurve për koncesionin e sterilizimit i janë komunikuar akuzat.

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion e ka quajtur aferën korruptive 100-milionë euroshe thjeshtë ‘shpërdorim detyrë’, pra, një akuzë banale për miliona euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve.

Kjo është drejtësia e re, drejtësi e cila jo vetëm që nuk po ndëshkon korrupsionin shtetëror, por po e legalizon atë.

Beqajt është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar akuza për “shpërdorim detyre”.

Ky veprim është ndërmarrë nga prokurori Edvin Kondili pas përfundimit të hetimeve.

Megjithëse u kërkuan hetime më të thelluara për Beqajn, Kondili e ka mbyllur dosjen vetëm me “shpërdorim detyre” për ish-ministrin e e shokun e ngushtë të Edi Ramës.

Kujtojmë se ish-ministri dhe 8 persona të tjerë janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen e koncesionit të sterilizimit. 

Mes të pandehurve janë edhe biznesmeni që përfitoi koncesonin, Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco