Këlliçi: Protesta e 20 shkurtit, mesazh për Qeverinë dhe ndërkombëtarët

Këlliçi: Protesta e 20 shkurtit, mesazh për Qeverinë dhe ndërkombëtarët

19:22, 14/03/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, tha se protesta e 20 shkurtit ishte një mesazh i qartë jo vetëm për Qeverinë, por edhe për ndërkombëtarët.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Këlliçi tha se është një lajm i mirë që edhe ndërkombëtarët i kanë thirrur arsyes, për të njohur realitetin politik në vend.

“ Duan apo nuk duan ka një PD dhe ajo PD drejtohet pikërisht nga Sali Berisha. Pastaj hajde i hyjmë diskutimit nëse duhet të hapet PD, duhet të ftojë personalitete të rinj, nga diaspora, etj”, tha Këlliçi.

 “Unë nuk ta mohoj që PD ndoshta ka kaluar 2 vite e gjysmë më të vështirat të jetës së saj politike, por këto kanë shërbyer edhe për ta forcuar dhe për të treguar peshën e saj.

Që 20 shkurti ka qenë një mesazh i qartë për qeverinë, kjo është e padiskutueshme. Edhe për ndërkombëtarët ka qenë një mesazh i qartë.

Në PD vijon të ketë debate dhe diskutime. Kjo për mendimin tim është një gjë shumë e mirë. Unë personalisht gjykoj që jo dy komisione, jo  8, por edhe 80 të të japë qeveria, janë të parëndësishme, për të bërë detyrën e tyre deputetët e opozitës.

Nga ana tjetër po presim që të marrim atë që i takon opozitës, vendin në tryezën në reformën zgjedhore dhe të drejtën e paritetit. Ende jemi në bisedime, nuk ka asgjë të dakordësuar. Ajo çka do të ndodhë ditën e nesërme, do të ketë një shtim kallëzimi në çështjen e McGonigal, që do të depozitohet në SPAK sërish, për korruptimin që i ka bërë kryeministri Edi Rama një prej agjentëve të FBI-së”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco