Bardhi: SPAK kishte tentativë të qartë për të amnistuar Ilir Beqajn për sterilizimin,

Bardhi: SPAK kishte tentativë të qartë për të amnistuar Ilir Beqajn për sterilizimin,

21:55, 13/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në “Open”, thotë se do të dërgojë një kallëzim shtesë në Prokurorinë e Posaçme për skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Ai theksoi se opozita nuk ka heq dorë nga komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje, por afera korruptive e shëndetësis (sterilizimi) kishte një tendencë amnistimi nga ana e SPAK për Ilir Beqajn.

“Për nga rëndësia publike që çuarja e parave publike diku është e rëndë sikundër është e rëndë përfshirja e Edi Ramës në aferën McGonigal. Për këtë çështje i jam drejtuar SPAK-ut, kam dorëzuar një kallëzim penal, kam kërkuar informacion, kam marrë informacion nga drejtuesi i Prokurorisë dhe kam detyrimin për mos nxjerrjen e sekretit hetimor për çështjen.

Kam çuar para 6 muajve kallëzim shtesë, kam përgatitur kallëzim shtesë shoqëruar me një dosje të re që do ta dorëzojë nesër ose pasnesër në SPAK. Pra nuk kam hequr dorë nga kjo çështje. Ne kemi kërkuar komisione hetimore për shëndetësinë sepse kishte një tentativë të qartë brenda SPAK-ut për të amnistuar Ilir Beqajt. Ka një vendim gjykate që kërkon të anulohet kontrata dhe nuk ka asnjë veprim nga qeveria dhe sot paguhet koncesionari. Është një hetim parlamentar në gjykimin tim i domosdoshëm”, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco