‘Vetting këtij vettingu’/ Çollaku: Rasti i gjyqtares Maneku, tremb dhe imagjinatën përballë fakteve të zbardhura

17:57, 04/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Basir Çollaku, ka folur për skandalin në lidhje me gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka ( Shpata ) e cila rezulton e arrestuar në Greqi dhe e dënuar për falsifikimin e dokumentave.

Çollaku u shpreh se është emergjente që drejtësisë së re ti bëhet vetting, pasi dhe në rastin e gjyqates Maneku, imagjinata trembet përballë shpeshtësisë së gjërave që zbardhen ditë pas dite.

Gazetari ka paralajmëruar se edhe një tjetër rast do të bëhet publik brenda drejtësisë së re, prap një ngjarje të ngjashme, tek strukturat e reja, si ai i zonjës Irena Gjoka-Maneku (Shpata).

Çollaku: Gjëja më emergjente për drejtësinë në Shqipëri është që ti bëhet vetting drejtësisë së re. Është ulëritëse. Vetting këtij vettingu. Pse? Me rastin e zonjës Maneku edhe imagjinata trembet përballë shpeshtësisë së gjërave që zbardhen ditë pas dite. Brenda pak ditësh do të kemi një rast tjetër brenda drejtësisë së re prap një ngjarje të ngjashme, tek strukturat e reja.

Kam bërë një shkrim para ca kohësh. Një nga bandat e mëdhaja në Shqipëri, i referohej kur i ndërhynte gjyqtarit, është në dosje, SPAK e ka unë aty e kam hasur, është 80 faqe vendim, faqja 68 paragrafi i parafundit, për ata që duan shpejtësi verifikimi, zotëria i bandës thotë që ‘vetëm me fol tigri me të se atë e nigjon’. Po e them gegnisht për të dhënë dhe adresën ka vjen.

Çfarë është duke thënë? Për gjyqtaren që mori vendimin siç e donte i pandehuri, ‘tigri’ është njeri në strukturat e drejtësisë së re, te kjo KLGJ-ja e partisë. Këta ‘tigrat’, tigreshat dhe ‘luaneshat’ e këtij sistemi, që janë në 90% të tyre të kapur me ngjarje të kësaj natyre, këta kanë frikë sepse ka dhe një gjë tjetër, në gjithë këtë historinë e këtyre telefonave të kriptuar, këta janë blozë atje nëpër dosje.

Duke ditur çfarë kanë bërë, duke pasur dijeni që autoritetet belge, franceze, holandeze, amerikane, tashmë edhe shqiptare më në fund, kanë të dhënat e tyre për orgjitë me banditët, orgji penale të drejtësisë, të parësë, të pasurisë, këta janë gati të bëjnë çdo gjë që u thuhet mjaft që të rrijnë në ato karrige, dhe të mos ndërrojnë vend, nga karrigia e gjyqtarit dhe prokurorit, të mos shkonin në karrigen e të pandehurit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco