DOKUMENTI/ Gjyqtarja Irena Gjoka pranon se ka përdorur tre mbiemra

DOKUMENTI/ Gjyqtarja Irena Gjoka pranon se ka përdorur tre mbiemra

17:41, 04/03/2024
A+ Aa A-

Drejtuesja e Gjykatës së Posaçme, gjyqtarja Irena Gjoka ka pranuar se ka përdorur tre mbiemrat e saj, atë Shpata, që familja e saj e ka pasur më herë, Maneku, që është edhe mbiemri para martesës së dytë dhe Gjoka që është mbiemri që mban tani.

Këtë gjë gjyqtarja që gjykon kreun e opozitës, Sali Berisha, e ka pranuar në vetëdeklarimin e saj të dorëzuar në organet e vettingut.

Në këtë mënyrë provohen edhe të gjitha akuzat e bëra nga kryetari i PD-së, Sali Berisha se gjyqtarja ka konflikt interesi sepse Irena Maneku është shkarkuar në vitin 1996, kur Berisha ka qenë drejtuesi i KLD-së, Këshili i Lartë i Drejtësisë.

Ndërkohë që mbiemrin Shpata, gjyqtarja e ka përdorur kur ka shkuar në Greqi në vitin 2018 dhe këtë e ka konfirmuar sot gazeta më e madhe greke, Ta Ne, e cila vërteton dënimin e saj për falsifikim dokumentash.

“Historia e Irena Shpatës, e bija e Hekuranit dhe Dallandyshes, e datëlindjes 15-2-1970 është e lidhur dhe me një ngjarje. Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka. Dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë”.  

Irena Shpata është arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false, me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke.

Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave. Irena Shpata së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A. T. Kakavias duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

Deri atëherë, minoritarët grekë të Shqipërisë merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë, ndërsa të parët mund të merrnin një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Irena Shpata rezultoi se kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga i ashtuquajturi Vorio-Epir.

Irena Shpata dhe më pas me mbiemrat Maneku dhe Gjoka, pas dy martesave, është edhe gjyqtarja që ka në dorë masën e sigurisë për kryeartin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është lënë para muajsh në masën e arrestit shtëpiak.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjyqtares që po gjykon çështjen e tij, Irena Gjoka. Duke folur nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie, Berisha ka hedhur dyshime se gjyqtarja është dëbuar nga një shtet i huaj, e për pasojë ka pasur një mbiemër tjetër.

Përpara qytetarëve që ishin mbledhur poshtë shtëpisë së tij, Berisha pretendon se Irena Gjoka ka përdorur edhe mbiemrin “Spata”. Për këtë i është drejtuar me pyetje publike, e ndërsa nuk i ka kursyer as etiketimet si “hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral”.

Gjyqtarja e Posaçme i ka deklaruar të tre mbiemrat në formularin e vetëdeklarimit të plotësuar më 24 prill 2016.

Ajo thotë se mbiemrin Shpata e ka të vajzërisë, ndërsa më pas ka marrë mbiemrin e burrit të parë, Maneku dhe këtë aktualin, Gjoka, e ka nga martesa pasuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco