VIDEO/ Gjokutaj: Gjyqtarja Irena Gjoka zbaton urdhrat e Ramës, ajo gjykon Berishën, Mediun dhe Belerin

17:27, 02/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të diskutuar procesin politik që drejtësia ka nisur ndaj Berishës me urdhër të pushtetit ishte avokati Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se gjyqtarja Irena Gjoka ka marrë përsipër të realizojë shumë urdhra politik, pasi kjo është pjesë e procesit ndaj Berishës, Mediut dhe Belerit.

"Më shumë se denoncim është një komunikim me publikun në lidhje me  një problem që ka lindur me herë. Ky është një episod i reformës në drejtësi e cila është trumbetuar si e suksesshme por ja rezultati i saj. Këto të dhëna tregojnë se cila është përbërja e drejtësisë së re, kjo është alarmante.

Në deklarimin ë gjyqtarët bëjnë në veting pyet gjyqtarët për dënimet por nuk pyet për shkarkim që mund të kenë pasur nga detyra, dhe kjo është bërë qëllimisht pasi një gjyqtar do të jetë proceduar për shkelje të rregullave rrugore është shumë herë më pak e dëmshme se sa të jetë shkarkuar nga puna për shkelje të etikës ose korrupsion dhe çuditërisht kjo nuk është kërkuar në kriteret e vetingut.

Kjo është bërë qëllimisht pasi tentohej të kapej me një projekt të qartë reforma drejtësi dhe mungesa e këtij kriteri bëhet që të jetë e lira rruga që të rifuten në sistem personat të korruptuar moralisht ose materialisht dhe po provohet nga dita në ditë përfshirë dhe zonjën Gjoka që të marrin përsipër procese në emër të politikës he ti realizojnë nëpërmjet procedurave ligjore. Kjo gjyqtare ka marrë përsipër të realizojë shumë urdhra politik pasi kjo është pjesë e procesit ndaj Berishës, Mediut dhe Belerit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco