SYRI TV/ Gjykata e Arbitrazhit rrëzon qeverinë, do gjykojë me themel çështjen EMS-APO

14:23, 27/02/2024
A+ Aa A-

Shqipëria rrezikon të paguajë një gjobë prej 40 milionë euro, për shkak të prishjes së kontratës koncensionare me kompaninë EMS APO, që operon në terminalin lindor të Portit të Durrësit.

Së fundit, Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar në Uashington, ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për të pushuar çështjen, duke vendosur gjykimin e saj në apel.

Nëse gjyqi përfundon në favor të kompanisë gjermane, shteti shqiptar rrezikon të paguajë një dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh.

SYRI TV

Pas gjobës prej 110 milionë euro për gjyqin e humbur ndaj biznesmenit Italian, Francesko Beketi, Shqipëria rrezikon një tjetër gjobë të majme nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar në Uashington.

Kjo e fundit ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptare, për të mos shqyrtuar me themel kontratën koncesnsionare për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit.

Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO.

Kompania përpunuese e anijet të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.

Seanca e parë në Uashington u zhvillua më 18 shtator 2023. Më tej shteti shqiptar ka paraqitur më 19 janar 2024 një kërkesë për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake në përputhje me Nenin 41(2) të Konventës së ICSID dhe Rregullin 44 të Arbitrazhit të ICSID.

Pra nga ana e shtetit shqiptar është kërkuar mos juridiksioni i çështjes.

Nëse kjo kërkesë do të pranohej nga ICSID, çështja do të pushohej. Por Gjykata nuk pranon kërkesën paraprake të shtetit për mungese juridiksioni dhe vendos gjykimin në themel për kontratën e koncesionit. Kontrata koncensionare mes shtetit shqiptar dhe kompanisë gjermane EMS-Fehn-Group u lidh në Maj të vitit 2013.

Në kontratë përcaktohet se afati i zbatimit shtrihet për periudhë 35-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2048.

EMS-Fehn-Group themeloi Operatorin Portual Shqiptar EMS Shpk. Shqipëria ka prishur marrëveshjen me kompaninë gjermane, për t`i hapur rrugë projektit Durrës Jaht Marina, i cili ka nisur të ndërtohet në territorin e portit të Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco