KAFE SHQETO/ Ndriçim Mehmeti: Që në 2009 nuk kemi asnjë studim për fenomenin 'Braktisja e fshehtë e arsimit'

11:32, 27/02/2024
A+ Aa A-

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shpreh se më shqetësues për arsimin, se analfabetizmi funksional, është braktisja e fshehtë e arsimit.

Situata nuk është a e marrin seriozis nxënësit shkollën apo jo?

E marrin prindërit seriozisht apo jo?

Por duket se ka vite nga kur ne kemi hequr dorë nga marrja seriozisht e arsimit. Këtu ka një sërë faktorësh që kanë ndikuar, të cilat ne i kemi përmendur, por dhe pse i përsërisim , nuk bëjmë keq.

Janë me dhjetëra orë transmetim në tv tuaj që kemi përsëritur të njëjtat situata, pra një vëmendje e dobët ndaj arsimit.

Ne kemi gjoja investime por nuk kemi në të vërtetë në thelb, që do thotë nuk i kushtojmë rëndësi asaj që quhet cilësia e arsimit dhe ne kemi që prej vitit 2009 mbi një fenomen që është akoma më problematik, që është braktisja e fshehtë e arsimit.

Se braktisjen e dimë që e kemi dhe e kemi në nivele mbi 12 përqind por ne kemi braktisjen e fshehtë, që pak njerëz e dinë.

Braktisja e fshehtë, do të thotë që unë regjistrohem  në shtator në shkollë, vij dy herë në tetor,  jap provimet në nëntor, vij prap në prill dhe në Qershor, marr dëftesën.

Ky është me keq se analfabetizmi funksional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco