SYRI TV/ Berisha: 'Ne inaugurojmë sot misionin tonë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë'

23:12, 20/02/2024
A+ Aa A-

Me dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbushur Bulevardin dëshmorët e kombit në protestën e madhe të thirrur nga opozita në mbrojtje të pluralizmit.

SYRI TV

33 vjet pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, një numër shumë i madh qytetarët ju përgjigj thirrjeve të opozitës për të protestuar kundër asaj që e cilëson si vendosjen e një diktature të re nga Kryeministri Edi Rama.

Sheshin përpara kryeministrisë u mbush, qytetarët që erdhën nga të gjithë anët e vendit, të cilët me pankarta në duar, protestuan kundër aferave korruptive të qeverisë Rama, kundër perpjekje për të zhdukur opozitën dhe në mbrojtjë te lirive.

Megjithëse për herë të parë që nga vitit 1990, Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha mungoi fizikisht ne protestën e opozitës, për shkak të vendosjes së tij nën arrest politik, kreu i opozitës ju drejtua qytetarëve drejtpërsëdrejti, përmes platformave online. Berisha e cilësoi protestën e opozitës si një urgan dhe nisjen e betejës pa kthim të mosbindjes civile kundër qeverisë Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco