SYRI TV/ Opozita në protestë, Rama në Turqi: kryeministri i shmanget llogaridhënies ndaj qytetarëve

13:25, 20/02/2024
A+ Aa A-

Teksa qytetarët dhe opozita do të protestojnë sot në orën 17:30 përballë Kryeministrisë për keqqeverisjen, kreu i qeverisë Edi Rama është larguar nga Shqipëria.

Edhe pse data 20 shkurt ishte planifikuar prej më shumë se një muaji, Rama i shmanget llogaridhënies nga qytetarët, duke u larguar për në vizitë zyrtare në Turqi.

Duket se Rama ka marrë me vete pothuajse të gjithë ministrat e  kabinetit të tij.

Pjesë e delegacionit në Turqi së bashku me Ramën është Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministrat Hasani, Peleshi, Denaj,  Koçiu, Ogerta Manastirliu, Kumbaro.

Gjatë vizitës, Rama do të takohet me Presidentin e Turqisë Erdogan e më pas pritet të kenë një konferencë të përbashkët si edhe është planifikuar një takim për Këshillin Strategjik të nivelit të lartë mes dy qeverive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco