Raportimet nga rrethet, mijëra protestues nisen drejt kryeqytetit për protestën

Raportimet nga rrethet, mijëra protestues nisen drejt kryeqytetit për protestën

12:46, 20/02/2024
A+ Aa A-

Mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.

Në Berat raportohet se janë të paktën 1 mijë qytetarë që janë nisur drejt Tiranës.

Edhe nga Korça raportohet se janë më shumë se 1 mijë demokratë që po udhëtojnë drejt kryeqytetit.

Ndërkohë në Tiranë kanë nisur përgatitjen për ngritjen e skenës përpara kryeministrisë.

Protesta pritet të nisë në orën 17:30. 1000 forca policie do të jenë të angazhuara sot në kryeqytet për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Ndërkohë kontrollet po vijojnë edhe në qytete të tjera, teksa pritet që drejt Tiranës të vijnë makina dhe furgona të protestuesve.

Në Vlorë, policia ka shtuar kontrollet në dalje të qytetit, në hyrje të autostradës.

Kontrollet janë të përqëndruara në dokumentacionin e automjeteve dhe tek personat me precedent penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco